Kategoria Superiore kthehet sot në skenë përsëri, me javën e parë të kampionatit të 86-të kombëtar. Sot luhen dy ndeshje, të cilat do të tregojnë se në cilën pikë janë skuadrat që kanë objektiva të ndryshme gjatë këtij edicioni.
Sektori i gjykimit ka caktuar edhe arbitrat për këto ndeshje, duke i besuar drejtimin e sfidën Dinamo-Egnatia gjyqtarit që mban stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti. Ndërsa ndeshja tjetër e sotme, mes Teutës dhe Bylisit, do të drejtohet nga kryesori Dorjan Maletaj.
DINAMO-EGNATIA
Arbitër kryesor: Eldorjan Hamiti
Asistent 1: Ilir Tartaraj
Asistent 2: Xhuljo Mani
Arbitër i 4: Kreshnik Cjapi
VAR: Kreshnik Barjamaj
Avar: Albert Doda
TEUTA-BYLIS
Arbitër kryesor: Dorjan Maletaj
Asistent 1: Ani Koçiaj
Asistent 2: Gerald Cenolli
Arbitër i 4: Erjon Bastari
VAR: Adrian Beqiraj
Avar: Klodian Prenga