Vllaznia do të luajë këtë të hënë përballë Partizanit sfidën e vlefshme për javën e parë të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”, do të startojë në orën 20:00.
Në prag të kësaj sfide, para mediave ka folur edhe kapiteni i shkodranëve, Bekim Balaj.
Bomberi kuqeblu thotë se janë të përqëndruar në këtë sfidë, teksa thekson se duhet më shumë punë për të fituar zemrën e tifozërisë shkodrane.
“Të jemi të përqëndruar dhe të bëjmë më të mirë në këtë ndeshje, sigurisht fitorja do të ishte e rëndësishme.
Por e rëndësishme është edhe që duhet të tregojmë që ne jemi realisht gati. Mund të them që skuadra duhet të bëjë më shumë që të fitojë zemrën dhe mbështetjen e tifozërisë. Kështuqë e dimë se çfarë na pret dhe sa punë duhet të bëjmë t’i kemi në krah dhe në mbështetje gjatë gjithë sezonit”, u shpreh Balaj.