Llapi me pikë të plota nga Drenasi! Vendasit humbin penalltinë 

Futboll

Llapi me pikë të plota nga Drenasi! Vendasit humbin penalltinë 

Nga: K.G. Më: 18 gusht 2024 Në ora: 18:49
Pamje nga ndeshja

Llapi kthehet me tre pikë nga stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Llapjanët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Feronikelit 74.

Kjo është humbja e dytë për skuadrën nga Drenasi, ndërsa Llapi shijoi fitoren e parë.

Në minutën e 28-të, “Nikli” pati rast ideal por Ioannidis humbë penalltinë.

Elvir Gashijan shënoi në minutën e 63-të dhe zëvendësuesi Ahmed Januzi në atë të 88-tën.

Llapi kryeson me 4 pikë e Feronikeli zë vendin e nëntë me 0 pikë. 
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat