Ferizaj vazhdon shkëlqimin nën udhëheqjen e kryetrajnerit Arsim Abazi.
Ferizaj kthehet me pikë të madhe, duke luajtur baras (1:1) me Malishevën.
Ferizaj ka një fitore e një barazim në hapje të edicionit të ri.
Bunjaku shënoi në minutën e 40-të.
Në minutën e 90+1, Redon Syla nga rreth 18 metra shënoi eurogol në portën e vendasve.
Ai godit bukur dhe topi futet në këndin e epërm të djathtë.
Ferizaj renditet në vend të tretë me 4 pikë dhe Malisheva në të gjashtin me 1 sosh.