Gostivari ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.
Derbi shqiptar mes Gostivari dhe Shkupit, është zhvilluar në stadiumin në Shtip.
Gostivari ngadhënjeu me rezultat 2:0 ndaj shkupjanëve.
Potuk shënoi në minutën e 36-të nga penalltia dhe të 40-tën për fitoren e Gostivarit.
Pas javës së dytë, Gostivari zë vendin e tretë me 4 pikë dhe Shkupi është në të dhjetin me 1 sosh.