Arbër Abilaliaj, drejtori sportiv i Partizanit dhe aktualisht trajneri i të kuqve, ka dalë sot para mediave për të prezantuar situatën e skuadrës së tij për ndeshjen kundër Vllaznisë.
A është gati Partizani për përballjen me Vllazninë?
"Përgjatë gjithë kësaj periudhe ekipi është stërvitur normalisht në kushte shumë të mira duke patur parasysh këtu edhe ndeshjet në kompeticionin europian që ka zhvilluar.
Mendoj që në këto momente Partizani është më shumë gati se çdo ekip tjetër për vetë faktin sepse ka luajtur më shumë ndeshje në Europë se çdo ekip tjetër në Shqipëri.
Me Vllazninë është një ndeshje e vështirë, është një sfidë e bukur, gjithsesi është një ndeshje e cila në historikun e vet gjithmonë ka dhuruar përballje emocionuese.
Besoj që në ndeshjen hapëse të kampionatit të kënaqim edhe tifozët tanë duke shpresuar që nesër të jenë të shumë në stadium për të na mbështetur", tha Arbër Abilaliaj.