Leart Paçarada eliminon ish skuadrën e tij nga Kupa e Gjermanisë! Nuk mjafton goli i Halimit

Futboll

Leart Paçarada eliminon ish skuadrën e tij nga Kupa e Gjermanisë! Nuk mjafton goli i Halimit

Nga: K.Goca Më: 18 gusht 2024 Në ora: 20:47
Pamje nga ndeshja

Koln është kualifikuar në të 16-ën e finales së Kupës së Gjermanisë. 

Reprezentuesi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, nuk e ka pas një ndeshje të lehtë, për faktin se u ballafaqua me ish skuadrën e tij, Sandhausenin.

Koln ka shënuar pas 120 minutave, me rezultat 3:2 në konak të Sandhausenit.

Mbrojtësi Paçarada është paraqitur 83 minuta dhe ka treguar lojë të mirë.

Nga ana tjetër, Besar Halimi ka luajtur 77 minuta për Sandhausenin. Ai shënoi nga penalltia në minutën e 59-të por nuk mjaftpi goli i tij.

Pauli (20'), Maina (34'), Olesen (59’-nga penalltia) realizuan për Koln-in, '116') dhe Halimi (59’ – nga penalltia) e Meier  (90+6') për vendasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat