Gjilani para sfidës të jesh apo të mos jesh me Ballkaanin

Futboll

Gjilani para sfidës të jesh apo të mos jesh me Ballkaanin

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 20:51
Lojtarët e Gjilanit

Prova e fundit gjenerale e Gjilanit në prag të duelit ndaj FC Ballkanit, i vlefshëm për xhiron e dytë në Albi Mall Superligë.

"Të zhvendosur prej ditësh në fushën ndihmëse me bari artificial, skuadra ka zhvilluar edhe përgatitjet e fundit, megjithë temperaturat e larta të cilat kanë mbretëruar në vendin tonë dhe jo vetëm.

E gjithë skuadra i është përgjigjur Ardian Nuhiu, përveçse Oltion Bilallit, i cili ka një shqetësim muskular dhe Aridon Bllacës që po vazhdon të stërvitet i distancuar nga pjesa tjetër e ekipit duke u marrë kështu me procesin e rikuperimit.

Në listën e të ftuarve janë futbollistët e tjerë, të cilët priten të jenë të gatshëm për sfidën e së hënës.

Takimi ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit pritet të zhvillohet të hënën më 19 Gusht nga ora 17:00 në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan",
njofton SC Gjilani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat