Egnatia e fillon me ritëm kampioni

Futboll

Egnatia e fillon me ritëm kampioni

Më: 18 gusht 2024 Në ora: 22:20
Egnatia

Egnatia e fillon me ritëm kampioni!

Egnatia e ka nisur me këmbën e mbarë mbrojtjen e titullit kampion, teksa ka mundur në javën e parë të Superiores Dinamon me rezultatin 1-0 në Elbasan.

Kampionët ishin më kërkues në lojën e tyre përballë bluve në startin e ndeshjes dhe në pjesën e parë ishin ata që kishin më shumë iniciativën. Por goli do të vinte në startin e pjesës së dytë, kur Vuthaj fitoi penallti pas një kontakti me Ditën që në sekondat e parë dhe pastaj e transformoi po vetë në gol.

Dinamo u hodh në sulm dhe u përpoq të barazonte shifrat, por në momentin më të mirë u godit për herë të dytë, pas një aksioni spektakolar të finalizuar nga Lushkja, i cili vendosi në hipotekë fatin e takimit. Rastet nuk munguan deri në fundin e sfidës, por në mbyllje ishte Egnatia që festoi me tre pikët e para të këtij kampiaonti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat