Teuta e ka nisur me tre pikë kampionatin, teksa ka mundur në shtëpi Bylisin në ndeshjen e javës së parë.
Ka qenë një fitore dramatike, e cila erdhi në minutat e fundit falë kontributit të veteranit Emiljano Vila.
Bylisi vinte në këtë ndeshje me entuziazëm dhe gjeti avantazhin i pari me anë të Uallison. Por vendasit u përgjigjën shpejt me Vilën, i cili shfrytëzoi një pavëmendje të mbrojtjes për të shënuar pas një aksioni të Arifit.
Më pas skuadrat gabuan shumë, duke qenë të paqarta në lojën e tyre. Ballshiotët në fund panë t’u anulohej edhe një gol me VAR. Por ata që buzëqeshën në fund ishin durrsakët të cilët gjetën golin e fitores përsëri me Vilën, duke marrë një fitore 2-1 shumë të vlefshme për moralin dhe objektivat që kanë durrsakët.