ashica me super asistim!
Milot Rashica dhe Ernest Muçi patën paraqitje të mirë me Beshiktashin, që të dielën në mbrëmje e fitoi thellë ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së Turqisë ndaj Antalyasporit, 4:2.
Rashica asistoi në golin për 1:1 dhe për 3:2, në minutën e 13-të dhe të 56-të, kur shënuan Ciro Immobile dhe Rafa Silva.
Ndërkohë, Ernest Muçi i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 88-të, shënoi në golin e fundit në ndeshje për 4:2, në minutën e 95-të.