Mallorca ka ndalur një pikë të madhe në duel me Real Madridin.
Skuadra e Mallorca-s ka luajtur baras (1:1) me Realin.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi ka treguar klasin e tij në sfidën me kampionin e Evropës dhe të Spanjës.
Muriqi ka shënuar me kokë në minutën e 53-të, duke e barazuar rezultatin 1:1 ndaj madrilenëve, në hapje të edicionit të ri në kampionatin spanjoll.
Rodrygo në minutën e 13-të realizoi për Realin.
Muriqi është paraqitur titullar duke dhënë kontribut të madh, me golin e tij e tronditi Realin e favorizuar.