​Henry lë pozitën e trajnerit të Francës U21

Futboll

​Henry lë pozitën e trajnerit të Francës U21

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 15:45
Thierry Henry

Thierry Henry ka vendosur të largohet nga posti i trajnerit të ekipit të Francës U-21 pas arritjes në finalen e Lojërave Olimpike Paris 2024, të cilën e humbën ndaj Spanjës.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata Franceze e Futbollit.

Ish-kampioni i botës i vitit 1998, i cili sapo ka festuar 47-vjetorin, u emërua në këtë post verën e kaluar dhe kishte kontratë deri në qershor të 2025.

Vendimin e mori “për arsye personale”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat