Chelsea është pranë rikthimit të Joao Felix në "Stamford Bridge", pasi sipas David Ornstein, ka arritur një marrëveshje me Atletico Madrid për një transferim të përhershëm.
"Kushtet personale për sulmuesin portugez tashmë janë vendosur dhe ai do t’i bashkohet Chelseas me një kontratë gjashtë vjeçare, me opsionin për zgjatje edhe për dymbëdhjetë muaj të tjerë", ka shkruar ai.
Portugezi aktualisht është te Barcelona, ku në tridhjetë ndeshje ka realizuar shtatë gola.
Ai gjithashtu ka zhvilluar dyzet e një ndeshje me Portugalinë, duke shënuar tetë gola.