Sparta e prezanton Rrahmanin, Rosicky me fjalë të mëdha

Futboll

Sparta e prezanton Rrahmanin, Rosicky me fjalë të mëdha

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 19:38
Albion Rrahmani

Sulmuesi Albion Rrahmani është lojtari më i ri i skuadrës Sparta Prague, duke u transferuar nga FC Rapid 1923 i Rumanisë.

Reprezentuesi i Kosovës kishte bërë përshtypje në Rumani, ku gjatë sezonit të fundit kishte shënuar shtatëmbëdhjetë gola dhe kishte dhënë pesë asistime për skuadrën nga Bukureshti. 

Drejtori sportiv i Spartës, Tomas Rosicky, ka treguar pritjet për sulmuesin shtatlartë.

"Albioni ka një potencial të jashtëzakonshëm për të vazhduar zhvillimin. Ai mund të jetë shumë produktiv, siç dëshmojnë statistikat e tij nga dy sezonet e fundit. Ne besojmë se stili ynë i lojës do të përmirësohet edhe më shumë me ardhjen e tij", ka thënë ish-futbollisti i njohur çek. 

Te Sparta Rrahmani e gjen edhe Ermal Krasniqin, me të cilin kishin qenë bashkëlojtarë tek Ballkani po edhe në Rumani. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat