E pabesueshme se si pritet Xherdan Shaqiri në Basel

Futboll

E pabesueshme se si pritet Xherdan Shaqiri në Basel

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 23:43
Shaqiri para mijërave vetave

“Blick” i ka kushtuar mjaft hapësirë rikthimit të Xherdan Shaqirit te Baseli dhe pritjen që i është bërë nga tifozët e klubit në fjalë.

“A është ai shpëtimtari? A është ai shpëtimtari që do të sjellë momente të lavdishme në FCB?

Kjo mbetet për t’u parë. Por shpresat qëndrojnë tek Xherdan Shaqiri. I madh”, shkruan “Blick”. 

Përmasat e një lojtari si Xherdan Shaqiri vihen re qartë nga mënyra si u mirëprit nga mijëra tifozë të Baselit rreth stadiumit të klubit.

Ai i përshëndeti me dorë tifozëve si një mbret nga ballkoni i zyrave të FCB.  

“Është gjithmonë mirë të jesh në shtëpi. Ka pasur gjithmonë vetëm një opsion për mua, FC Basel!”, tha Shaqiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat