Ferizaj e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në Superligë, ku në dy ndeshje ka marrë katër pikë.
Megjithatë skuadra e drejtuar nga Arsim Abazi nuk po i ndal përforcimet dhe ka bërë gati një tjetër transferim.
Ferizaj ka paralajmëruar në faqe zyrtare se do ta prezantojnë një futbollist nigerian.
Gazeta Olle ka mësuar se bëhet fjalë për një futbollist nga Nigeria që luan në repartin ofensivë.
Gjithsesi klubi pritet që gjatë ditës së nesërme (e marte) ta zyrtarizojë transferimin më të ri.