Gjest i turpshëm për një kapiten, William Cordeiro i Laçit ofendoi me gishtin e mesit tifozët e Tiranës

Futboll

Gjest i turpshëm për një kapiten, William Cordeiro i Laçit ofendoi me gishtin e mesit tifozët e Tiranës

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 11:05
Casti kur Cordeiro

Të jesh një futbollist e të përballosh nervat në fushën e lojës nuk është aspak e lehtë, por është një detyrë që duhet ‘zbatuar’ jo vetëm për të mirën tënde, por mbi të gjitha të skuadrës që përfaqëson. Një rregull i pashkruar, por që trajtohet si ‘ligj’ brenda skuadrës është që futbollisti nuk duhet asnjëherë të ‘merret’ me atë ç’ka ndodh jashtë vijave të fushës.

Por, ka raste kur këto limite kalohen duke u kthyer në protagonizëm negativ. Kështu ndodhi edhe në fundin e ndeshjes Laçi – Tirana, e mbyllur në barazim ditën e djeshme. Në çastet e fundit të ndeshjes, kapiteni i kurbinasve, William Cordeiro pati një episod të pakëndshëm me tifozërinë bardheblu.

Braziliani u kap mjaft qartë nga kamerat të ofendonte tifozërinë mike duke i nxjerrë gishtin e mesit. Një gjest i turpshëm, mbi të gjitha për një kapiten, që u ndëshkua edhe me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes.

Kartoni i kuq i heq direkt mundësinë për të luajtur ndeshjen e rradhës, por Cordeiro rrezikon një ndëshkim më të rëndë teksa do të jetë nën shqyrtimin e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës për vendimet e kësaj jave të parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat