Më në fund ka firmosur dhe nisur punën me shokët e rinj të ekipit. Jusuf Fofana është zyrtarisht një lojtar i Milanit.
Pasi zgjodhi fanellën me numrin 29, ai u prezantua para tifozëve përpara ndeshjes mes Milanit dhe Torinos. Më në fund i ka ardhur momenti i prezantimit të cilin e ka bërë në një konferencë për shtyp.
Përse zgjatën kaq shumë negociatat mes Milanit dhe Monakos?
Nuk e di, por në fund të gjithë fituan. Kishte diskutime gjatë gjithë sezonit për rinovimin, por doja të shkoja diku tjetër.
Përse kaq i vendosur për Milanin?
Nuk e di nëse mund ta them, por në të vërtetë unë dhe Milani jemi në kontakt prej disa vitesh.
Më parë nuk ishte e mundur të bëhej, tani ishte. Kjo ishte koha e duhur, ashtu siç ishte edhe për ta. Përvoja në Francë më ndihmoi, tani jam një lojtar më i kompletuar dhe dua të luaj në Ligën e Kampionëve, të fitoj titullin…kështu që dua shumë të marr pjesë në këtë aventurë të re.