Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pati një periudhë të vështirë

Futboll

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pati një periudhë të vështirë

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 11:12
Jasir Asani

Jasir Asani është rikthyer të jetë protagonist me Gwangju në Korenë e Jugut.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pati një periudhë të vështirë ku nuk luajti asnjë minutë për 6 muaj me rradhe për shkak të disa konflikteve me trajnerin e ekipit.

Por, gjithçka është hedhur pas dhe Asani është rikthyer të jetë titullar në sezonin e ri. Pas golit në ndeshjen e parë, Asani ‘dyfishoi’ produktin në të dytën duke qenë protagonist absolut në të 2 golat e shënuar në humbjen 3-2 përballë Gangwon.

Fillimisht një gol nga penalltia në minutën e 15’ dhe më pas një goditje e devijuar nga mbrojtësi kundërshtar në të 22’ që i hoqi autorësinë, por jo mundin. Falë performancës pozitive, Jasir Asani ka fituar një vend në formacionin e javës duke marrë notën 7.9.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat