Matija Mirkov do të drejtoj skuadrën nga Çairi në ndeshjen kundër Vardarit?

Futboll

Matija Mirkov do të drejtoj skuadrën nga Çairi në ndeshjen kundër Vardarit?

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 11:18
FC Shkupi

FC Shkupi merr vesh se trajneri i portierëve Matija Mirkov do të drejtoj skuadrën nga Çairi në ndeshjen kundër Vardarit, të dielën, në kuadrin e javës së tretë të Ligës së Parë.

Mirkov ka disa vite që është në stafin e Shkupit dhe e njeh shumë mirë ekipin.

Gjatë ditës së sotme u përfol se Srgjan Zaharievski do të ulet në pankinën e Shkupit, por kryesia e klubit tashmë është përcaktuar për Mirkovin.

Kujtojmë, se gjatë ditës së djeshme kryesia e Shkupit largoi trajnerin Ernest Gjoka pas humbjes nga Gostivari në Shtip, me rezultat 2-0 si dhe barazimin (3-3) kundër Voskës në hapje të kampionatit të ri.

FC Shkupi në dy ndeshje ka grumbulluar vetëm një pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat