Befason zviceranët, fanella e Xherdan Shaqirit më e shitura në ditët e fundit!

Futboll

Befason zviceranët, fanella e Xherdan Shaqirit më e shitura në ditët e fundit!

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 12:03
Xherdan Shaqiri

Mediumi i njohur zviceran "Blick", ka shkruar për rikthimin e Xherdan Shaqirit te Basel dhe pritjen që i është bërë nga tifozët e klubit.

“A është ai shpëtimtari? A është ai shpëtimtari që do të sjellë momente të lavdishme në FCB? Kjo mbetet për t’u parë.

Por shpresat qëndrojnë tek Xherdan Shaqiri (32). I madh”, shkruan fillimisht "Blick".

Se sa i madh është Xherdan Shaqiri, kjo ishte e dukshme të hënën në mbrëmje, kur ish-ylli i Zvicrës me 125 ndeshje – tre ditë pas zyrtarizimit të transferimit – u mirëprit nga mijëra tifozë të Baselit rreth stadiumit të klubit. Ai i përshëndeti me dorë tifozëve si një mbret nga ballkoni i zyrave të FCB.

“Është gjithmonë mirë të jesh në shtëpi. Ka pasur gjithmonë vetëm një opsion për mua, FC Basel!”, ka deklaruar ai, por pas çdo fjale të Shaqiri tifozët vazhdonin me brohoritje.

Ai falënderoi menaxhmentin dhe presidentin e FCB, David Degen, ndërsa shtoi se klubi do të kthehet aty ku e ka vendin.  

Më pas, Shaqiri përshëndeti sërish fansat të paktën përkohësisht, ndërsa bëri disa foto me disa nga ta. Klubi ka planifikuar një seancë për autografe, ndërsa fanella e tij me numrin 10-të po del të jetë më e shitura në ditët e fundit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat