Futbollisti nga Nigeria Abdeen Temitope Abdul i bashkohet Ferizajt.
Skuadra ferizajas ka prezantuar futbollistin.
“FC Ferizaj me kënaqësi ju njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin, Abdeen Temitope Abdul.
Abdul së fundmi ishte pjesë e skuadrës Dalvik në Islandë, kurse në edicionin 2022/23 ishte pjesë e Skënderbeut ku në 24 ndeshje shënoi 12 gola.
Me transferimin e sulmuesit Abdul ne e kemi shtuar cilësinë në fazën ofansive”, njofton FC Ferizaj.
Ferizaj ka një start të mirë në edicionin e ri, një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet e para.