Lajm i keq për Dukagjinin

Futboll

Lajm i keq për Dukagjinin

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 12:53
Besir Iseni

Futbollisti i Dukagjinit të Klinës, Besir Iseni, ka pësuar lëndim në ndeshjen me Suharekën.

Ky është një lajm i keq për dukagjinasit që kanë një start aspak të mirë, dy ndeshje po aq humbje në elitën e futbollit të Kosovës.

“Në ndeshjen e fundit ndaj Suharekës, mbrojtësi ynë Iseni ka pësuar një dëmtim të rëndë, ku mjekët kanë konstatuar me këputje të ligamentit.

Klubi, tifozët dhe i gjithë qyteti i Klinës në veçanti i dëshiron shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të hershëm në fushën e gjelbërt.

Forca Besir, jemi me ty”, njofton FC Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat