Tronditet Milani, Morata dëmtohet dhe rrezikon të mungojë në dy ndeshje!
Alvaro Morata e nisi mjaft mirë aventurën te Milanit, por për fatin e tij të keq duhet të ndalet për shkak të një dëmtimi.
Spanjolli e nisi me gol me fanellën kuqezi, teksa i mjaftuan pak minuta në fushë kundër Torinos për të realizuar golin e tij të parë.
Me sa duket kjo lëvizje e nxituar e stafit, pasi sulmuesi nuk ishte gati 100%, do t’i kushtojë jo pak Fonseca-s, me Morata-n që pritet të mungojë të paktën një ndeshj.