Koopmeiners, “tërheqja e litarit” me Atalantën vazhdon

Futboll

Koopmeiners, “tërheqja e litarit” me Atalantën vazhdon

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 14:14
Teun Koopmeiners

Nuk ka asnjë fjalë mbështetjeje nga klubi, që e ndihmon. Teun Koopmeiners ia ka përsëritur Atalantës se dëshiron të shkojë te Juventusi. Si Gasperini, ashtu edhe Luca Percassi e kanë falur disi sjelljen e holandezit, i cili në orët e fundit ka dërguar certifikatën e tretë mjekësore, që e përjashton nga stërvitja.

Kjo ka provokuar akuza nga klubi bergamask ndaj të tretëve, duke thënë se “shpesh lojtarët janë të nxitur nga të papërgjegjshëm me gjërat që iu sugjerohen”. Më tej, drejtuesit përsëritin se “të gjithë lojtarët e Atalantës mund të largohen vetëm sipas kushteve tona”.

Fjalia e fundit, megjithatë, shpjegon shumë. Klubi bergamask e di që rikompozimi i situatës është shumë i vështirë dhe për këtë arsye mendon t’i japë dritën jeshile shitjes, edhe sepse Juve ka shkuar afër 60 milionë eurove (52 milionë euro, plus 7 milionë bonuse). Një shifër që sipas mesfushorit holandez është e drejtë për ta mbajtur premtimin që i ishte bërë atij sezonin e kaluar, atë të shitjes në një klub të madh me kushtet e duhura financiare.

Blerja e Samardzic është një hap tjetër në këtë drejtim. Serbi nuk është fotokopje e Koopmeiners, por ka disa karakteristika teknike që mund t’i ngjasojë. Prandaj Gasperini, të paktën numerikisht, është i mbrojtur.

Natyrisht, situata e Lookman, e cila ka pasoja të rënda te Nico Gonzalez (një tjetër lidhje mes bardhezinjve dhe zikaltërve), nuk ndihmon për t’i shpejtuar gjërat, por rruga duket e vendosur: Thiago Motta pret Koopmeiners të paktën për aq kohë sa holandezi është i vendosur të zbarkojë në Torino.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat