Shkupi i përgjigjet Vardarit

Futboll

Shkupi i përgjigjet Vardarit

Nga: K.G. Më: 20 gusht 2024 Në ora: 14:21
Pamje e stadiumit

Të dielën do të takohen rivalët e vjetër Shkupi dhe Vardari, në ndeshjen e javës së tretë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll. 

“Dihet se fusha në stadiumin e Çairit po rinovohet, prandaj Shkupi në javën e parë ka luajtur në Maxhari kundër Voskës, ndërsa drejtuesit e Vardarit kanë dalë me një propozim interesant.

Ndeshja të luhet në Arenën Kombëtare “Todor Proeski”, për të qenë një spektakël, diçka e ngjashme me atë që ndodhi të dielën mes klubit Vardari e Pelisteri.

Përgjigja nga Shkupi është: “Ju presim në Çair”. Pra patjetër që ky derbi i madh i Shkupit do të luhet në stadiumin e Çairit. Nuk kemi dyshim se dy tribunat e këtij stadiumi do të jenë të mbushura plot”, shkruan mes të tjera mediumi maqedon “Sportsport”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat