Antonio Conte është duke shëruar plagët pas humbjes së turpshme

Futboll

Antonio Conte është duke shëruar plagët pas humbjes së turpshme

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 14:23
Antonio Conte

Antonio Conte është duke shëruar plagët pas humbjes së turpshme në debutimin e tij me Napolin kundër Veronës, por në horizont është duke u shfaqur kërkesa e tij e parë të merkatos për të forcuar organikën e Napolit.

Mes ndjenjave të inatit dhe mërzisë, Romelu Lukaku më në fund është shumë pranë rikthimit në Itali për të veshur fanellën e kaltër pasi këta të fundit kanë bërë një ofertë zyrtare drejt Çelsit. Pas shumë bisedimesh, hipotezash dhe fjalësh kanë lëvizur edhe zyrtarisht. Kjo është faza në të cilën ndodhet transferimi.

E ardhmja e Osimhenit nuk është e lidhur aspak me atë të belgut. Situata e pasionit mes Mondenës në Kupën e Italisë dhe Veronës në kampionat, që ka sjellë zero gola dhe shumë mendime negative, ka përfshirë klubin që të shtyjë me vrull situatën për transferimin e Romelu Lukakut.

Ky i fundit ka një klauzolë 43 milionë euro, por duket se situata mund të mbyllet për 30 milionë euro. Blutë kanë bërë një ofertë huazimi me detyrim blerjeje për 30 milionë, por anglezët nuk kanë qenë të kënaqur. Këta të fundit mund të pranojnë ofertën 30 milionë euro, por nëse klubi italian e blen menjëherë kartonin e Lukakut.

NERES- Ndërkohë që David Neres është shumë pranë. Bëhet fjalë për blerjen e katërt të merkatos së verës së Napolit. Braziliani i transferuar nga Benfika ka qenë në Itali për të kryer vizitat mjekësore, të cilat kanë përfunduar me sukses. Lojtari ka qenë në qendrën stërvitore të klubit dhe ka kushtuar 28 milionë euro në total.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat