Superiorja mbylli mbrëmjen e kësaj të hënë javën e parë me Partizani – Vllaznia dhe Skënderbeu Elbasani. Tashmë, ekipet kanë hedhur pas fitoret, barazimet apo humbjet e kësaj jave dhe po fokusohen te xhiro e dytë.
Edhe java e dytë do të luhen të dielën dhe të hënën. Këtë të diel, pra me 25 gusht do të zhvillohen 3 sfida. Egnatia do të presë në Rrogozhinë Laçin, duke nisur nga ora 17:00, për të vazhduar ecurinë pozitive pasi mposhti Dinamon.
Ndërsa në orën 20:00 do të luhen dy sfida paralelisht. Partizani në “Arenën e Demave” pret Skënderbeun, ndërsa në “Loro Borçi” luhet Klasikja e futbollit shqiptar dhe një nga ndeshjet më të spikatura, ajo mes Vllaznisë dhe Tiranës.
Të hënën, do të luhen dy ndeshjet përmbyllëse të javës së dytë. Në orën 17:00 starton sfida mes Bylisit dhe Dinamos e cila do të zhvillohet në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, ndërsa në “Elbasan Arena”, Elbasani do të presë Teutën.
E DIEL 25 GUSHT
EGNATIA-LAÇI ORA 17:00
VLLAZNIA-TIRANA ORA 20:00
PARTIZANI-SKËNDERBEU ORA 20:00
E HËNË 26 GUSHT
BYLIS-DINAMO ORA 17:00
ELBASANI – TEUTA ORA 20:00.