Kingsli Koman mund të largohet nga Bajerni në pjesën e fundit të tregut të transferimeve dhe të kthehet në ishklubin e tij, PSG.
Pas një shitje të mundshme, ndoshta nuk do të ishte më një opsion për skuadrën e Mynihut që të nënshkruante një zëvendësues. Në përgjithësi, ka mjaft arsye pse duhet ta mbani francezin.
Në ndeshjen e kupës në Ulm, Koman hyri si zëvendësues në pjesën e dytë dhe u shpërblye shpejt me një gol për të bërë rezultatin 3-0. Anësori është aktualisht në formë të mirë dhe mund të stimulojë gjithnjë e më shumë konkurrencën në ofensivën e skuadrës.
Sipas “mjeshtrit” mbi raportimet e transferimeve të lojtarëve, Fabricio Romano, një lëvizje te Parisi po bëhet më konkrete. Ja dy arsyet përse largimi i Kingslej do të ihste një gabim.