Futsal “Forca” pas përgatitjeve disa ditore, beson se është gati për të zhvilluar sfidat eliminatore në Ligën e Kampionëve.
Skuadra kampione në futsal në Maqedoni, do takohet me skuadrat evropiane si “Blu Mexhik” nga Irelanda, “Renxhersi” nga Andora dhe skuadra malazeze e Titogradit.
Gazmend Husejini, trajner i Futsal “Forca”, tha: "Jemi maksimalisht të përgatitur. Kam cekur ehde më herët se gjithë ekipi jemi me një përvojë jashtëzkonisht të madhe në garat ndërkombëtare.
Jemi përgatitur fizikisht , poashtu edhe psiqikisht dhe kundërshtarin e kemi analizuar mjaft mirë dhe gjasat janë të shumta ta kalojmë këtë fazë".