Vangjel Zguro ishte një nga protagonistët për keq në sfidën që Partizani humbi 0-1 ndaj Vllaznisë mbrëmjen e kësaj të hëne në “Arenën e Demave”. Zguro u ndëshkua me karton të kuq sapo filloi pjesa e dytë.
Sipas gjyqtarit dhe palës shkodrane, ky karton i kuq erdhi për shkak se mbrojtësi i majtë i Partizanit ofendoi me fjalë fyese një nga stafi i Vllaznisë.
Pikërisht në lidhje me këtë situatë në të cilën u gjend Zguro, ka reaguar gazetari i njohur Jeton Selimi. Ky i fundit e “shigjeton” Zguron duke theksuar se ai lojtar nuk do të kishte shkelur në fushë disa vite më parë i veshur me fanellën e Partizanit.
Ndër të tjera, Jeton Selimi thotë se te Partizani kanë ndryshuar gjërat për keq. Gjithashtu, gazetari Selimi thumbon edhe Olsi Ramën duke e quajtur si “vëllai-strateg”, duke e cilësuar të dobët merkaton e klubit të kuq.