Mbangula: Ja çfarë duhet të bëj tani

Futboll

Mbangula: Ja çfarë duhet të bëj tani

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 17:25
Samuel Mbangul

Samuel Mbangula ishte protagonisti surprizë i Juventus-Como.

Sulmuesi i ri u zgjodhi titullar nga Thiago Motta dhe shënoi golin e parë për bardhezinjtë

Pas ndeshjes, 20-vjeçari ka thënë: “Nuk di me të vërtetë si ta shpjegoj, është një emocion i fortë sepse gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.

“Debutimi im në Serinë A, debutimi me ekipin e parë, debutimi tek Juventus dhe goli im i parë.

“E ndieja përgjegjësinë, por kjo është normale. Tani duhet të zbres menjëherë me këmbë në tokë sepse mund të më merren mend shumë shpejt”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat