Nuk ka rivalë për firmën me Gyndoganin

Futboll

Nuk ka rivalë për firmën me Gyndoganin

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 19:01
Ilkai Gyndogan

Ilkai Gyndogan shumë shpejt do të jetë një lojtar i Mançester Sitit. Josep Guardiola nuk është kundër rikthimit të mesfushorit gjerman në “Etihad Stadium” ndërsa Barcelona po shpreson që gjithçka të konkretizohet sa më shpejt.

Problemi më i madh për ekipin spanjoll është paga vjetore e Gyndogan, i cili merr plot 15 milionë euro në vit.

Nëse mesfushori do të largohet këtë sezon atëherë Barcelona do të kursejë rreth 30 milionë euro.

Klubi katalan është në vështirësi financiare dhe momentalisht duhet që të krijojë kushtet financiare që të zyrtarizojë në organikë e klubit blerjen e bujshme të merkatos verore, Dani Olmo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat