Legjenda e Real Madridit, Guti ka pohuar se Los Blancos e injoruan këshillën e tij për të marrë Joao Felix dhe Jadon Sancho, duke e konsideruar “aburde”.
Guti, i cili drejtoi skuadrat e të rinjve të Real Madridit midis 2013 dhe 2018, zbuloi se ai rekomandoi emrat e Felix dhe Sancho pasi i kishte parë të luanin në nivelin e të rinjve.
Megjithatë, drejtuesit e Los Blancos nuk e ndoqën zyrtarisht asnjërin nga lojtarët pas rekomandimit nga ish-mesfushori.
Felix më vonë iu bashkua rivalëve të Realit, Atletico Madrid nga Benfica në vitin 2019, dhe që atëherë është huazuar te Chelsea dhe Barcelona.
Sulmuesi portugez tani është kthyer te Blutë në një marrëveshje gjashtëvjeçare.
Sancho, nga ana tjetër, iu bashkua Mançester Junajtid në vitin 2021 nga Borussia Dortmund dhe ka pasur një rrugëtim të turbullt me Djajtë e Kuq deri më tani.
Gjatë sezonit 2023-24, Sancho pati një përplasje me trajnerin Erik ten Hag pas së cilës ai u dëbua nga ekipi i parë dhe më pas u dërgua në huazim te Dortmundi në janar 2024. Anglezi tani është kthyer tek United.
Duke folur për El Chiringuito, ish-mesfushori i Realit, Guti tha: “E pashë atë (Joao Felix) në kampionatin e të rinjve dhe ky fëmijë ishte i vlefshëm, ishte e pabesueshme se si luajti kundër të tjerëve.
“Ai i kaloi të gjithë. Ky fëmijë duhej të nënshkruhej. Unë ia këshillova Real Madridit. Unë isha duke stërvitur ekipet e të rinjve të Real Madridit në Youth League dhe isha në gjysmëfinale kundër João Félix.
“Ai shënoi tre gola. Por as që kisha nevojë t’i tregoja Real Madridit, klubi i ndiqte këta lloj lojtarësh. Në fund, t’i përcjell informacione dhe klubi bën atë që dëshiron me të.
“Kam parë lojtarë si ai, si Jadon Sancho nga Dortmundi, Youth League, për të cilët kam thënë gjithashtu ‘Ky lojtar ia vlen të nënshkruhet'”.
Kur u pyet për vështirësitë e fundit të Felix-it si lojtar, Guti shtoi:
“Kështu ndodhi (në lidhje me transferimin tek Atletico për 126 milionë euro), ai ishte 19 vjeç, ai erdhi nga një kampionat pak më inferior, erdhi si yll dhe për një shumë të madhe, kështu që pritej shumë nga ai që nga dita e parë. Ndoshta ai nuk ishte gati për këtë”.