Conte kërkon të gjejë shpëtim te Lukakut

Futboll

Conte kërkon të gjejë shpëtim te Lukakut

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 19:05
Lukaku e Conte

Antonio Conte është duke shëruar plagët pas humbjes së turpshme në debutimin e tij me Napolin kundër Veronës, por në horizont është duke u shfaqur kërkesa e tij e parë të merkatos për të forcuar organikën e Napolit.

Romelu Lukaku më në fund është shumë pranë rikthimit në Itali për të veshur fanellën e kaltër pasi këta të fundit kanë bërë një ofertë zyrtare drejt Chelsea-t. Pas shumë bisedimesh, hipotezash dhe fjalësh kanë lëvizur edhe zyrtarisht.

E ardhmja e Osimhenit nuk është e lidhur aspak me atë të belgut. Situata e pasionit mes Mondes në Kupën e Italisë dhe Veronës në kampionat, që ka sjellë zero gola dhe shumë mendime negative, ka përfshirë klubin që të shtyjë me vrull situatën për transferimin e Romelu Lukakut.

Ky i fundit ka një klauzolë 43 milionë euro, por duket se situata mund të mbyllet për 30 milionë euro. Blutë kanë bërë një ofertë huazimi me detyrim blerjeje për 30 milionë, por anglezët nuk kanë qenë të kënaqur. Ata duan blerjen përfundimtare ndoshta dhe për këtë shifër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat