Trajneri i Zurichut e vë në dyshim të ardhmen e tij në klub, shkak incidenti me babanë e lojtarit shqiptar

Futboll

Trajneri i Zurichut e vë në dyshim të ardhmen e tij në klub, shkak incidenti me babanë e lojtarit shqiptar

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 19:19
Ricardo Moniz

Trajneri i Zuerichut, Ricardo Moniz, është një nga shumë humbësit e ndeshjes për Kupë në mes të Zugut dhe Zuerichut.

Holandezit nuk u lëndua nga çadra e hedhur në drejtim të tij nga babai i 19-vjeçarit të Zuerichut, Labinot Bajrami. 

Babai i sulmuesit të talentuar, në minutën e 82-të, në shenjë pakënaqësie e kishte gjuajtur me çadër trajnerin holandez të Zuerichut të dielën. Trajneri holandez e zëvendësoi Bajramin vetëm pas 19 minutave lojë. Kjo nuk i pëlqeu babait të tij që në shenjë pakënaqësi e gjuajti me çadër. 

Por e gjithë situata mund të kishte përfunduar më keq. Ai vuri në dyshim të ardhmen e tij pas situatës që i ndodhi. Ai mund të largohet nga skuadra.

“Unë kurrë nuk kam parë dhe nuk kam përjetuar diçka të tillë. Kjo është e ulët. Kjo do të ketë pasoja. Kjo nuk është e mirë për talentin”, ka thënë Moniz, i cili në krye të Zuerichut është nga fillimi i edicionit aktual.

Ai ka bërë bujë gjatë kësaj kohe për shkak të zëvendësimeve.

Në fillim të sezonit në Yverdon, Doron Leidner u zëvendësua në minutën e 26-të. Në disfatën 3:0 të Zuerichut në shtëpi nga Guimaraesi portugez, Okita ishte zëvendësuar pas vetëm 18 minutash lojë. 

“Metodat që i përdori këtu është në kuadër të punës time.

Por nuk kam  përjetuar kurrë një gjë të tillë gjatë karrierës time.

Është një kapitull i errët për mua. Tani më duhet të mendoj se çfarë do të ndodhë në Zuerich”, ka thënë Moniz.

Me reagim pas incidentit doli edhe klubi i Zuerichut. Në klub i kanë dalë në mbrojtje trajnerit holandez.

“Zëvendësimi nuk kishte të bënte me paraqitjen e tij, por me sjelljen e lojtarit ndaj trajnerit.

Ndërsa lojtari po largohej nga fusha, një shikues nga tribuna kryesore u afrua në bankinë dhe nisi të bërtas në drejtim të trajnerit. E gjuajti edhe me çadër”, shkruan në reagimin e klubit zviceran.
“Blick” ka mësuar se në ditët në vendim do të merren vendime rreth incidentit.

“Sulmuesi Labinot Bajrami do të dënohet së paku financiarisht. Sigurisht se edhe hedhja e çadrës së Bajramit do të ketë pasoja”, shkruan gazeta e madhe zvicerane.

Pas ndeshjes së Kupës, drejtori sportiv, Millosh Malenoviq, ka zhvilluar një bisedë me Labinot Bajramin. Fjalori i përdorur nga Bajrami është kritikuar nga Malenoviq. Të dy e njohin njëri-tjetrin. 

Bajrami nënshkroi kontratë afatgjate me skuadrën e Zuerichut disa muaj më parë. Ai rrallëherë ka pasur rastin të paraqitet këtë sezon, megjithëse Zuerichu dëshiron të mbështetet në lojtarët e rinj.

“Përveç Monzit dhe sulmuesit, ka edhe një humbës të tretë pas incidentit të së dielës. Është Zuerichu. Në fakt, gjërat duken të jenë më të qeta për shkak të fillimit të mbarë të sezonit dhe kryesimit në Superligë”, shkruan “Blick”.

Krahas Bajramit, pjesë e Zuerichut janë edhe shqiptarët Lindrit Kamberi, Mirlind Kryeziu dhe Bledian Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat