Talenti i Atleticos mund të huazohet gjetkë!
Mesfushori i Atletico Madridit, Arthur Vermeeren, mund të huazohet në Bundesligë ose në Ligue 1 pasi do që të luajë futboll të rregullt.
“RB Leipzigu, Olimpiku i Marsejit, dhe Bayer Leverkuseni janë të interesuar që ta transferojnë Arthur Vermeerenin fillimisht në një marrëveshje huazimi”, shkruan gazetari Fabrizio Romano në X.
“Kam kuptuar që Atletico Madridi është i hapur që ta huazojë Vermeerenin i cili do që të luajë rregullisht këtë sezon”.