Guardiola: Erling është si Messi dhe Ronaldo

Futboll

Guardiola: Erling është si Messi dhe Ronaldo

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 19:48
Guardiola e Haaland

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, pas fitores kundër Çelsit të Enco Mareskës, tani ka mposhtur 72 nga 75 trajnerët me të cilët është përballur në Premier Ligë, me italianin që drejtoi ndeshjen e tij të parë në elitën e kampionatit anglez.

Tre të vetmit me të cilët katalanasi është përballur dhe nuk i ka mundur janë Aitor Karanka (1 barazim), Stiv Agnju (1 barazim) dhe Ronald Kuman (2 barazime, 1 humbje).

Ndërsa për sulmuesin e tij, Erling Haland, ishte një tjetër start me rekorde i Premier Ligës. 24-vjeçari, i cili bënte ndeshjen e tij të 100-të me klubin shënoi golin e 91-të kundër Çelsit të dielën, pas së cilit trajneri i tij i bëri një kompliment shumë të madh:

“Këto janë numrat e Mesit dhe Kristiano Ronaldos. Ata kontrolluan dekadën e fundit dhe 15 vitet e fundit. Përsa i përket shifrave, është ai nivel. “Unë nuk e di se si e bën ai, por të shënosh 91 gola në 100 ndeshje në këtë vend është e pabesueshme”.

Megjithatë, gjatë sezonit më të mirë të Mesit (2012-2013), argjentinasi shënoi një gol çdo 67 minuta në të gjitha kompeticionet për Barcelonën. Ndërkohë, në sezonin 2014- 2015 teksa ishte te Reali i Madridit, Kristiano Ronaldo shënonte çdo 76 minuta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat