Futbollisti Xherdan Shaqiri është kthyer në radhët e Baselit.
Rikthimi i tij është pritur me entuziazëm nga dashamirët e futbollit.
Mijëra tifozë e kanë pritur Shaqirin, duke e brohoritur emrin e tij.
“Në vend që të jetojë në vilën e tij në Kapuzinerberg, Xherdan Shaqiri tani jeton me prindërit e tij në Kaiseraugst.
Leja e ndërtimit për shtëpinë e tij është një çështje për Gjykatën Federale”, shkruan “20min”.
Shaqiri është kthyer në dhomën e tij në banesën e prindërve të tij në Kaiseraugst.
“Ndihem rehat atje”, tha Shaqiri në konferencën për shtyp.
Baseli më Shaqiri do të jetë edhe më i fortë dhe do të luftojë për trofe.
I pyetur nëse ka frikë për pritshmëritë e mëdha, ai tha: "Unë e respektoj detyrën, por kam besim në të".
Çfarë apo si ka ndryshuar ai në dymbëdhjetë vjet? Shaqiri mendohet për një çast, qesh dhe në fund thotë: “Si vera e kuqe: sa më e vjetër aq më i mirë”.