De Rossi flet për Dybalan

Futboll

De Rossi flet për Dybalan

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 20:29
De Rossi e Dybala

Paulo Dybala është duke menduar seriozisht largimin nga Roma për të nisur një aventurë të re dhe për të mbushur arkat tani në “fundin” e karrierës së tij. Për argjentinasin ka interes në Arabi dhe i ofrojnë një rrogë të majme, 20 milionë euro në sezon.

Al Qadsiah gjithashtu ka bërë një ofertë zyrtare për skuadrën e Romës deri në 18 milionë euro. Dybala pritet që ta pranojë.

“Nuk e mendoj dot një Romë pa Dibalën dhe pa zëvendësuesin e tij. Të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë trajneri De Rosi.

Ndërkohë që për pasuesin e tij kanë dalë në skenë disa emra, mes tyre edhe ai i Edon Zhegrovës. Zheremi Boga është një tjetër lojtar që mund t’ju interesojë kuqebluve për repartin e avancuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat