Armando Broja do të jetë lojtar i Ipswich Toën në Premier League.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare do largohet nga Chelsea, ndërsa është zgjedhur formula e huazimit me detyrim blerjen në verën e ardhshme.
Broja do të gjejë te Ipswich, Aro Muric që është portieri i kombëtares së Kosovës. Kujtojmë se te Chelsea nuk grumbullohej prej kohësh as me ekipin e parë.
Tashmë mbetet si do shkojë aventura e re. Kujtojmë se Ipswich ka shpenzuar shumë në këtë merkato për afrimin e lojtarëve, për të ndërtuar një ekip konkurrent për Premier League.