Nuk ka qenë një fillim i lehtë për Endrick Felipe te Real Madrid.
Braziliani nuk arriti të ketë një ndikim pozitiv gjatë fazës përgatitore, dhe ndoshta për shkak të kësaj, ai ende nuk ka bërë debutimin e tij zyrtar.
Ai nuk luajtir në fitoren e Superkupës së Europës ndaj Atalanta-s dhe me Real Madridin që i duhej një gol për fitore kundër Mallorca-s të dielën, Carlo Ancelotti vendosi të aktivizojë Arda Guler dhe Brahim Diaz përpara tij.
Endrick e kupton që duhet të luajë nëse dëshiron të vazhdojë të zhvillohet, por tani për tani, duket se ai do të qëndrojë në stol te Real Madrid për një të ardhme të parashikueshme.
Për shkak të kësaj, Sport ka pohuar se ai po mendon për një lëvizje huazimi për sezonin 2024-2025, e cila do t’i lejonte atij të fitonte minuta në fushë.
Real Madrid ende nuk e ka bërë të qartë qëndrimin për këtë çështje. Ata këmbëngulën që Endrick nuk do të huazohej para se të vinte, por situata mund të ketë ndryshuar tani.