Godet Atalanta

Futboll

Godet Atalanta

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 20:46
Gasperini

Ylli i Italisë Raoul Bellanova është në prag të transferimit tek Atalanta pasi bergamaskët kanë arritur një marrëveshje me Torinon, sipas Fabrizio Romano-s.

Fabrizio Romano raporton se Atalanta dhe Torino kanë rënë dakord për një marrëveshje prej 20 milionë eurosh plus bonuse.

Mbrojtësi i djathtë italian tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me zikaltrit, kështu që ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në orët në vijim.

Bellanova është lojtari i tretë italian i nënshkruar nga Atalanta në këtë merkato pas Mateo Retegui dhe Marco Brescianini.

Bellanova ishte pjesë e skuadrës së Italisë në EURO 2024, por nuk u përdor nga trajneri Luciano Spalletti, duke i kaluar të katër ndeshjet në stol.

Produkt i Milan Academy, Bellanova ka dy paraqitje me ekipin e parë të Axurrëve.

Sipas Romano-s, Torino do të zëvendësojë Bellanova me lojtarin e Feyenoord, Marcus Pedersen, i cili e kaloi sezonin e fundit në huazim te Sassuolo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat