Mbrëmje magjike për skuadrën armene Noah, që ka hedhur një hap të sigurt drejt grupeve të Ligës së Konferencës.
Ekipi ku aktivizohet futbollisti shkodran Erald Çinari, mposhti me rezultatin e pastër 3-0 sllovakët e Ruzemberok, në duelin e parë, teksa tashmë i mbetet për detyrë të menaxhojë siç duhet epërsinë e 3 golave në ndeshjen e kthimit, për të siguruar grupet e Ligës së Konferencës.
Për sa i përket Çinarit, sulmuesi u aktivizua titullar, teksa qëndroi në fushë 46 minuta, pa mundur të lerë gjurmë.
Gregorio në minutën e 4-t si dhe Manveljan dhe Mateus Aias në minutat 79 dhe 90+2 ishin autorët e golave për ekipin e Noah-s. .