Dinamo e Zagrebit ka treguar fuqinë, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:0 skuadrës nga Azerbajxhani, Qarabag, në ndeshjen e parë të Champions League.
Futbollisti nga Kosova, Arbër Hoxha, anëtar i kombëtares së Shqipërisë, është paraqitur titullar dhe u zëvendësua në minutën e 62-të.
Pjaca (29'') dhe Kulenoviq (75’ e 80'), realizuan për fitoren bindëse të dinamovitëve.
Dinamo është një ndeshje larg kualifikimit në fazën e grupeve të Champions League.