Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, sonte me shokë festojnë triumfin me rezultat 2:0 ndaj skuadrës çeke, Sllavia Pragë, në takimin e parë të play-off-it të Champions League .
Zhegrova është protagonist i fitores me rezultat 2:0 duke shënuar në minutën e 77-të.
Faqja e specializuar për statistika “Sofascore” ka vlerësuar me notë 7.8 reprezentuesin tonë, Edon Zhegrova.
Alexsandro Ribeiro i Lilles, është lojtar i ndeshjes, me notën 8.1, pas tij Jonathan David me 8.0.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Pragë.