​Broja gjen skuadrën e re, zbulohen detajet

Futboll

​Broja gjen skuadrën e re, zbulohen detajet

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 08:15
​Broja gjen skuadrën e re, zbulohen detajet

Armando Brpja nuk do të jetë pjesë e Chelseat për edicionin e saponisur garues pasi ai tashmë raportohet se ka gjetur skuadrën e tij të re.

Sulmuesi 22-vjeçar mësohet se ka pranuar t'i bashkohet të sapoardhurve në Premier Ligë, Ipsëich Toën, fillimisht vetëm si huazim për një sezonin, dhe më pas duke e kthyer atë ndoshta në një lëvizje të përhershme.

Sipas raportimeve të shumta nga mediat në Angli, dy skuadrat kanë rënë dakord për një huazim me një klauzolë blerjeje me kusht. Pra, Ipsëich do të marrë Brojën në huazim dhe do të mbulojë pagën e tij, dhe nëse ata arrijnë të shmangin rënien nga Premier Liga, lëvizja do të bëhet e përhershme në shumën prej 30 milionë euro, përcjellë KosovaPress.

Broja e ka treguar veten se është i aftë të shënojë gola në nivelin e Premier Ligës, por dëmtimi që pësoi disa vjet më parë i ka prishur ndjeshëm rrjedhën e karrierës së tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat