Partizani nisi për herë të parë sezonin futbollistik pa një trajner zyrtar. Klubi nuk është nxituar për gjetjen e timonierit të ri, pas largimit të Orges Shehit.
Newsport.al mëson se pistat aktuale që po konsiderohen vijnë nga Italia. Kujtojmë se hera e fundit që një trajner italian u ul në stolin e Partizanit ishte para 2 vitesh, ndërsa përfundoi me shpalljen kampion.
Pikërisht Colella ia doli, teksa kontrata e tij nuk vazhdoi më tej. Nënkampionët nuk po gjejnë alternativat e duhura te tregu vendas, për këtë dhe janë fokusuar te Italia.
Një "dashuri" e vjetër me tregun italian te Partizani. Përveç Colellas, kujtojmë se në periudhën "Demi" kanë qenë Lerda, Sormani, Iuliano dhe Agostinelli.
Stafi drejtues po punon për konkretizimin. Në fund sigurisht që aprovimin do e ketë pikërisht presidenti Gazment Demi.