Ylber Ramadani: Nuk shkojmë të dorëzuar në “San Siro”

Futboll

Ylber Ramadani: Nuk shkojmë të dorëzuar në “San Siro”

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 11:46
Ylber Ramadani

Leçe e Medon Berishës dhe Ylber Ramadanit e nisi dobët sezonin e ri duke u mundur 4-0 në shtëpi nga Atalanta.

Ka qenë Ramadani që ka folur në lidhje me këtë takim, por edhe për sfidën e ardhshme ndaj Interit të Kristjan Asllanit:

“Kishim përgatitur një ndeshje për të fituar dhe në 30 minutat e para ishin mirë, por pësuam.

Pas golit të dytë, ka ndryshuar komplet takimi, sepse më parë ishim kompaktë, ndërsa pjesën e dytë skuadra e humbi ekuilibrin. Atalanta është e fortë fizikisht”.

Inter? “Janë kampionët e Italisë dhe një skuadër shumë e fortë, por ne nuk shkojmë të dorëzuar në “San Siro”. Do të kërkojmë të marrim një rezultat pozitiv”, shprehet Ylber Ramadani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat